Futboll Sport

“GRAND SLAM”/ Tenisti Djokovic dhe Berrettini kualifikohen për në finalen e “Wimbledon”

Tenisti  serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj dhe ai italian Matteo Brrettini janë dy finalistët e grand slam të Wimbledon, turne që po zhvillohet në Londër.

Berrettini ishte i pari që preut një biletë për në finale. Ai mundi 3-1 (6-3, 6-0, 6-7, 6-4) polakun Hubert Hurkacz. Një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga Berrettini, që për herë të parë në karrierën e tij arrin në finalen e një grand slam.

Ndërsa Djokovic fitoi 3-0 (7-6, 7-5, 7-5) ndaj kanadezit Denis Shapovalov, në një ndeshje të dueluar fort në të trija setet. Gjithsesi, përvoja e serbit bëri diferencën në fushë dhe të dielën synon triumfin nr.20 në grand slam.

Related posts

DËMTIMI I ARMANDO BROJËS/ Ja sa pritet të zgjasë rikuperimi i tij

F.autor

SA FITON NJË FUTBOLLIST? Përgjigjen e jep Kroos duke zbuluar financat e Philipp Lahm: Imagjinoni që nuk ka fituar sa unë

Delo.autor

Benatia kërcënon Dybalan: Jam gati të luaj në krah të Higuain

Q.Autor

Leave a Comment