Futboll Seria A Sport

FITORE “MAGJIKE”/ Inter mposht Lazion dhe zbret Milanin nga kreu pas 22 javësh. Lukaku si “GLADIATOR”

U desh një ndjekje e gjatë por edhe një super hap fals nga Milani që Interi pas 22 javësh të ulë nga kreu i renditjes kuqezinjtë dhe të marrë kështu komandën e Serie A, në pritje të derbit javën e ardhshme: e dielë, 21 shkurt, ora 15:00.

Skuadra e Contes nuk gabon “match ball” dhe arrin të fundosë Lazion që vinte nga pesë fitore radhazi. Ka mjaftuar superfuqia e Lukakut për të bërë diferencën, me dy gola dhe një asist spektakolar pas një aksioni të nisur nga belgu në një sprint vrastar.

Lazio reagoi disi me golin e Escalante dhe me pak fat, por e kishte e pamundur t’i bënte ballë këtij Interi sonte, që ngjitet kështu 1 pikë mbi Milanin që humbi ndaj Spezias ditën e shtunë.

Për Lukakun janë 300 gola në karrierë përfshirëe dhe ato me Belgjikën.

Related posts

E BUJSHME/ Milan zëvendëson mesfushorin e ardhur me bujë me lojtarin e Real Madrid

Isa.Autor

PSG-REAL MADRID/ Përplasja e gjigandëve që duan trofeun e Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ “MESSI tek INTERI? Nuk është e pamundur, mund të firmosi në…

Isa.Autor

Leave a Comment