Futboll Seria A

Largimi i De Vrij, Igli Tare tremb tifozët e Milanit me vendimin e fundit

Qendërmbrojtësi i Lazio-s, Stefan de Vrij, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur që në fund të sezonit të largohet në kërkim të një tjetër aventure.

Kjo do të sjellë një boshllëk në prapavijën e Lazio-s dhe për ta mbyllur duhet të veprojë Igli Tare. Drejtori sportiv, edhe pse jemi larg merkatos së verës, po mendon për zëvendësuesin.

Sipas “Corriere dello Sport”, shqiptari duket se ka zgjedhur pikërish Alesio Romanjolin, mbrojtësin e Milanit, si zëvendësuesin e holandezit. Kjo pasi Romanjoli është tifoz i Lazios dhe Tare kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Padiskutim kjo është një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur, por që këto fjalë “tërbojnë” tifozët e Milan kjo është e sigurtë.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Chelsea zhgënjen sërish dhe e mbyll 2020 në vendin e gjashtë në renditje

Delo.autor

West Ham thellon krizën e Man United, thembra e Rashford s’mjafton, Mou pritet të…

Isa.Autor

REAL MADRID-BARCELONA/ “Pleshti” në krizë, ja sa vite ka që Messi nuk shënon në “El Clasico”…

Delo.autor

Leave a Comment