Futboll Sport

FINALJA ITALI-ANGLI/ Pritja po merr fund, ja me çfarë fanellash do të luajnë të dyja ekipet…

Pritja e gjatë po merr fund. Më pak se 24 orë na ndajnë nga superfinalja e “Euro 2020”, mes Italisë dhe Anglisë.

Teksa të dyja ekipet po bëjnë përgatitjet e fundit për këtë sfidë madhore, mediat, nga krahu tjetër, zbulojnë detaje në interes të publikut.

Së fundmi, mediat e huaja, kanë zbuluar dhe fanellat që do të veshin nesër të dyja skuadrat. Italianët do të kenë veshur fanellën e tyre tradicionale, të kaltër. Ndërsa Anglia, do të mbajë veshur fanellën e bardhë.

Megjithatë, disa tifozë dëshirojnë që “Tre Luanët” të paraqiten me fanellat e kuqe, ashtu si në finalen e Kupës së Botës në 1966, duke shpresuar se kjo zgjedhje do të shërbente si një ogur i mirë. Sa për portierët, Gianluigi Donnarumma do të vishet me të verdha, dhe Jordan Pickford me jeshile.

Anglia është gjunjëzuar si një gjest anti-racizëm para çdo ndeshje dhe Italia konfirmoi se ata do të bashkohen për solidaritet nëse ekipi kundërshtar e kërkon atë.

Kjo kërkesë i është bërë arbitrit, kështu që të dy skuadrat do të gjunjëzohen për pak kohë para fillimit të ndeshjes, konfirmojnë mediat.

Related posts

VIDEO/ Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, gol dhe asist me fanellën e Çikagos

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kur nis sezoni i ardhshëm i Bundesligas

Delo.autor

Liverpooli i tregon derën sulmuesit anglez, Sturridge drejt largimit

Delo.autor

Leave a Comment