Futboll Sport

BONUCCI TALLET ME RONALDON DHE POGBA/ Pi birrë dhe Coca-cola në konferencë për media (VIDEO)

Leonardo Bonucci e festoi titullin e kampionit të Evropës me birrë dhe Coca-cola, dy pijë të cilat gjatë këtij kampionati u mënjanuan nga Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo.

Më herët gjatë Euro 2020, Ronaldo i Portugalisë pushtoi ballinat botërore kur e hoqi shishen e Coca-colas nga tryeza e konferencës për media dhe e vendosi një shishe me ujë, raporton Gazeta Express.

Ai këshilloi që të pihej uji në vend të një pijeje të gazuar.

Pak ditë më vonë, Pogba i Francës e hoqi shishen e birrës nga tryeza e konferencës për media për shkak të bindjeve të tij fetare.

Mbrojtësi i Juventusit e shënoi golin e barazimit për Italinë, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj në penallti, ku shënoi po ashtu, duke iu ndihmuar të kaltërve ta arrijnë lavdinë evropiane përsëri.

Related posts

PAMJET HORROR/ Tifozët pushtojnë fushën dhe shkaktojnë dhunë. Raportohen për viktima (VIDEO)

F.autor

NDRYSHIM SKEME DHE MERKATO/ Trajneri Pioli zbulon kartat: Gati për një sezon madhështor

Delo.autor

EURO 2020/ Teemu Pukki si CR7, Finlanda nuk njeh kufij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment