Futboll Seria A Sport

SHIHET SI ZËVËNDËSUES I HAKIMIT/ Interi në ndjekje të anësorit të Arsenalit

Interi prej kohësh po kërkon një zëvendësues të denjë të Ashraf Hakimit, mbrojtësit që u largua merkaton e kësaj vere në drejtim të PSG. Pistat e drejtuesve kanë qenë të shumta dhe opsionet të cilat po shqyrtohen, përveç cilësisë duhet të plotësojnë edhe një kusht tjetër, që është ai i operacioneve me vlerë të ulët financiare.Së fundmi është përforcuar ideja e Hektor Bejerin, mbrojtësit të Arsenalit, i vëzhguar prej kohësh nga zikaltrit. Spanjolli i rritur në akademinë e Barcelonës ka koleksionuar 229 ndeshje me fanellën e Arsenalit dhe ditët e fundit është paraqitur në zyrat e londinezëve duke kërkuar shitjen e tij dhe duke u bërë të qartë se Interi është zgjedhja e tij e parë.

Është arritur tashmë një marrëveshje verbale mes zikaltërve dhe futbollistit, me tratativën që pritet të zgjidhet mes klubeve. Akordi pritet të gjendet për një shifër prej 17 milionë eurosh, ndërsa për t’u përcaktuar ngelet ende formula.

Klubi italian kërkon t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit me anë të një formule huaje me të drejtë blerjeje, ndërkohë që topçinjtë po kërkojnë të përfshijnë si kusht blerjen e tij të detyrueshme. Dialogu mes kubeve vazhdon, me Interin që ka në favor të tij vullnetin e lojtarit.

Related posts

REALI PA GOLEADOR/ RAMOS i “shel syrin” KANE: Do të ishte një yll në La Liga

Isa.Autor

ARMIQ TË PËRBETUAR/ Pse Roma dhe Feyenoord urrehen kaq shumë, si nis konflikti

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Pogba sulmon shtypin anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment