Futboll Sport

E BUJSHME/ Milan dhe Real Madrid testojnë “gomat”, takim pas 3 vitesh në Klagenfurt të Austrisë

Vera është gjithmonë koha kur klubet e mëdha programojnë miqësore për të testuar lojtarët dhe përgatitjet, ndaj edhe shpesh ka edhe sfida luksi.

Sicc do të jetë ajo mes Milanit dhe Real Madrid, që do të zbresin në fushë të dielën 8 gusht, në orën 18:30, në Stadiumin Wörthersee në Klagenfurt (Austri), për Kupën AthletesVersus.

Një lojë me vlera të mëdha sportive, por edhe me qëllime shoqërore përkatëse: Athletes Versus, në fakt, është një organizatë jofitimprurëse që mbështet atletët në përpjekjet e tyre për të luftuar të gjitha format e diskriminimit.

Milan përballet me Real Madrid, tre vjet pas ndeshjes së fundit në 2018 dhe gjithashtu takohet me Carlo Ancelotti, trajnerin e ri të Blancos dhe ish-trajnerin e kuqezinjve nga 2001 në 2009

Ndeshja kundër Real Madrid është pjesë e një serie miqësore të verës që do ta shohë Milan përballë ekipeve të tjera evropiane në përgatitje të sezonit 2021/22. Programi i plotë i miqësoreve do të shpallet në ditët në vijim: Pro Sesto, Nice, Valencia dhe Panathinaikos. Por, në listë mund të shtohet edhe Juventusi.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Goditje e rëndë për kapitenin Ramos, spanjolli humb mbi 19 milionë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

MBYLLI AVENTURËN ME KUKËSIN/ Kastrioti tenton të “rrëmbejë” ish-mesfushorin e “verilindorëve”…

Delo.autor

U TËRHOQ NGA BOKSI PARA DUELIT/ Ish-kampioni i botës: Sfida e anulluar me Fury në vitin 2013, pengu i jetës time

Delo.autor

Leave a Comment