Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA E RROGAVE TË LOJTARËVE TEK KUKËSI/ Zv. trajneri Hallaçi: Presim fitore në Durrës

Ngërçi i rrogave të lojtarëve te Kukësi është zgjidhur dhe skuadra ka vazhduar stërvitjen për ndeshjen me Teutën ditën e nesërme ka vazhduar normalisht. Para ndeshjes së nesërme, për mediat ka folur zv. trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, i cili është shprehur se skuadra nesër do kërkojë vetëm fitoren. Përsa i përket bojkotit, zv. trajneri Hallaçi ka dribluar ne komentin e tij për çështjen e pagave dhe bojkotin e ekipit të enjten.

“Skuadra ka qenë në stërvitje dhe nuk e kemi bojkotuar. Ne jemi stërvitur normalisht, nuk ka probleme financiare te Kukësi. Koronavirusi në skuadër? Unë me mjekun kam folur dhe kanë ndjerë një shqetësim, por nuk mund të thuhet se janë të infektuar. Skuadra është e infektuar para Teutës dhe nuk kemi shqetësime të tilla. Skuadra është në gjendje ët mirë dhe presim Gegën nga dita në ditë. Kemi folur për çdo gjë me trajnerin. Çdo gjë do jetë në konsultë me të që të vendosim për formacionin.

Teuta ka një skuadër të organizuar mirë. Nuk kemi marrë maksimumin në ndeshjet e para. Nuk është hera e parë që na ndodh kjo, kemi folur me skuadrën për këtë. Kukësi futet gjithmonë për fitore. Do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Kur nga një skuadër largohen disa futbollistë, ekipit do i duhet kohë të ambientohen. Besoj se lojtarët do e marrin veten nga java në javë.”, u shpreh Hallaçi.

Related posts

Immobile: “Këpuca e Artë? Higuain dështoi me 36 gola…”

Sadik.Autor

KISHTE VLERËN 70 MIJË EURO/ I vodhi orën shokut të ekipit, futbollisti rrezikon të përjashtohet…

Delo.autor

REVOLUCION NGA “THEMELET” TEK PSG/ Ja 10 lojtarët që do të largohen në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment