Futboll Seria A Sport

MBI RIKTHIMIN E ALLEGRIT TEK JUVENTUS/ Altafini: Pas katastrofës me Pirlo-n, atij i mjafton vendi i tretë…

“Prej një viti e gjysmë them se Mancini po punon mirë, dhe ka krijuar një grup fantastik. Ka bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë Jose Altafini, ish-lojtar i Napoli-t dhe Juventus-it, për “Il Sogno Nel Cuore”.

“Topi i Artë? Jorginho ka bërë mirë dhe ka fituar shumë këtë vit, por nëse do të zgjidhja, unë do t’ia jepja Donnarumma-s. Gjëja më e  bukur që kam parë në fitoren e Italisë? Përqafimi mes Mancini-t dhe Vialli-t do të thotë gjithçka”, ka vazhduar Altafini.

Në lidhje me kthimin e Allegri-t tek Juventus:

“Pasi ka qëndruar dy vite larg fushës, është kthyer në një skuadër që ka bërë një sezon zhgënjyes. Gjithçka që do të bëjë Max nga vendi i tretë dhe më lart, do të jetë sigurisht më mirë se viti i Pirlo-s”.

Related posts

E PABESUESHME/ Ronaldon nuk e mbajnë nervat, godet me shpullë futbollistin e Irlandës (VIDEO)

Delo.autor

ISH-KAMPIONI I BOTËS KËRKON RIKTHIMIN NË FRON/ Joshua ngre zërin: Atij do t’ia fshij një herë e mirë emrin

Delo.autor

11 VITJE PRITJE/ Spanja rikthehet në majë, De La Fuente: Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme

F.autor

Leave a Comment