Futboll La Liga Sport

“DUKE PARË ATË QË DUA”/ Messi bëhet gaz i botës. Poston FOTO nga stërvitja e klubit të Serisë A, por më pas…

Lionel Mesi është bërë gazi i botës pasi ka postuar një fotografi gabim në profilin e tij në ‘’Instagram’’.

Ylli argjentinas ka tentuar të postojë një foto të tijën me mbishkrimin ‘’Duke bërë atë që dua’’, por ka ngatërruar imazhin, pasi në vend të fotos të tij ka vendosur një foto nga stërvitja e Kaljarit. Ky post, i kapur në kohë rekord nga “Panorama Sport”, qëndroi vetëm 30 sekonda në faqen zyrtare të Mesit në “Instagram” që numëron 231 milionë ndjekës më pas u fshi.

Nga një hulumtim i shpejtë rezulton që e njëjta foto me të njëjtin mbishkrim është postuar edhe në llogarinë e Xhovani Simeones, djalit të trajnerit të Atletikos Diego Pablo Simeone. Nuk dihet nëse ky ka qenë një gabim i vetë Mesit apo i kompanive që menaxhojnë rrjetet sociale të argjentinasit, por do të bëjë jo pak bujë.

Related posts

Formula 1/ Red Bull i pakapshëm në Azerbajxhan, Vettel shumë larg pritshmërive

Sadik.Autor

MAN UNITED – HUDDERFIELD/ Vendasit do të tentojnë vazhdojnë formën pas goleadës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KAMBERI PO VIJON NJË FORMË TË SHKËLQYER”/ Trajneri Gerard: Meriton të nisë si titullar, më bën…

Delo.autor

Leave a Comment