Futboll Seria A Sport

PAS DËSHTIMIT ME IBRAHIMOVIC/ Ja sulmuesit që po studion Milani për…

Milani deri javën e kaluar ishte praktikisht një hap larg nga Zlatan Ibrahimovic, pastaj diçka ndryshoi, veçanërisht në marrëdhëniet midis kampionit suedez dhe LA Galaxy. Pra, Leonardo duhej të dorëzohej, siç konfirmoi poas ndeshjes Milan-Torino.

Por, një sulmues tjetër duhet të vijë te kuqezinjtë. Drejtuesit e Milanit janë duke kërkuar përreth, duke vlerësuar profile të ndryshme, madje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Ditët e fundit është bërë publik interesi për Kouame. Megjithatë, Genoa nuk do të donte ta lejonte të largohet atë në janar, edhe pse e josh ideja e shkëmbimit me Bertolacci dhe Montolivo.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani mund të kërkojë një huazim të sulmuesit në fjalë për gjashtë muaj dhe pastaj ta kontraktojë atë. Natyrisht, nëse UEFA e lejon, ëndrra e madhe e Milanit do të jetë Marcus Rashford, por nuk ka gjasa që ai të vijë në janar. Gjithashtu, në Premier League, hipoteza “Origi” nuk mund të përjashtohet. Sulmuesi i datëlindjes 1995 po luan pak te Liverpool.

Po kështu, Leonardo i ka hedhur sytë në anën tjetër të Genoas, ku Quagliarella po shkëlqen në një sezon tjetër të Seria A. Tetë gola dhe pesë asiste në 14 ndeshje të luajtura prej tij, në këtë edicion. Numra mbresëlënës për ish-sulmuesin e Juventusit, që tani ka 35 vite mbi supe. Për të mund të ketë një shans tjetër me një ekip të madh. Kontrata me Sampdorian i skadon qershorin e ardhshëm.

Related posts

SHOKOI TË GJITHË ME SULMIN NË ZEMËR/ Presidenti i Portos zbulon se çfarë do të bëjë Iker Casillas

Delo.autor

Vendimi i UEFA-s dhe merkato, reagon Skënderbeu: E ardhmja na përket vetëm ne

Sadik.Autor

“HUMBËM DY PIKË NDAJ BETIS”/ Zidane: Me Chelsea duel vendimtar, çështja e titullit nuk ka… përfunduar

Delo.autor

Leave a Comment