Futboll Shqipëri Sport

PREZANTOHET TEK NORWICH/ Sulmuesi Rashica: Gjithçka është mahnitëse, mezi po pres të filloj aventurën

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica bëri një hap të madh në karrierë duke u transferuar tek skuadra angleze e Noruiçit e cila këtë sezon do të luaj në Premier Ligë.

Sulmuesi dardan nënshkroi kontratë 4-vjeçare me Nouriçin teksa ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht si lojtar i anglezëve. Rashica nuk nguroi të shprehte ambiciet e tij për sezonin e ardhshëm duke thënë se mezi priste të fillonte aventurën e re.

‘’ Unë jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar, mezi pres të filloj. Jam vendosur shumë mirë këtu me familjen time, kështu gjithçka ishte gati dhe e përgatitur për ne.

Tani kam filluar stërvitjen me djemtë dhe vërtet po e shijoj këtë moment. Gjithçka është mahnitëse, pajisjet e trajnimit dhe gjithçka tjetër është super dhe mezi po pres të filloj aventurën’’, tha Rashica

Related posts

“DOPIETA” NDAJ TAJLANDËS/ Ky është lojtari që sapo ka parakaluar Messin për…

Delo.autor

Spalletti dërgon Interin në Champions dhe zgjat kontratën deri në vitin…

Sadik.Autor

Ajaxi përmbys Bredan, -7 nga PSV Eindhoven

Q.Autor

Leave a Comment