Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Real Madrid mendon për të ardhmen, i “rrëmbejnë” një talent Barcelonës. Ja emri…

Reali i Madridit është duke e përmirësuar akademinë e tij dhe këtë herë e bën duke i prishur punë rivalit të përjetshëm. Drejtuesit kanë vendosur që të transferojnë Haume Xhardin, një nga yjet e “La Maias”.

Bëhet fjalë për një sulmues 19-vjeçar, i cili në sezonin e kaluar ishte kapiten i moshave duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Xhardi do t’i bashkohet Real Kastijës dhe do të jetë nën urdhrat e Raulit për fazën përgatitore e cila ka nisur ditën e djeshme. Në këtë mënyrë ai braktis Barcelonën pas 5 vitesh qëndrim në akademinë e saj, kur erdhi në vitin 2016 nga qyteti i lindjes. Lojtari ishte i lirë sepse nuk kishte kontratë.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ “Djajtë e Kuq” dhe Arsenal në “LUFTË” për të transferuar yllin e Bundesligas…

Delo.autor

Golden State mposhtet në “shtëpi” nga Houston Rockets (VIDEO)

Sadik.Autor

Ronaldo zbulon arsyen e vërtetë për stilin e famshëm të flokëve në Botërorin e 2002-s

Sadik.Autor

Leave a Comment