Futboll Sport

INVESTIM 60 MILIONË EURO/ Zbulohet super projekti i qeverisë angleze për futbollin, ja detajet…

Boris Johnson do të investojë 50 milionë sterlina (60 milionë euro) në futbollin amator duke filluar nga viti 2022.

Lajmi, i raportuar nga mediat britanike këtë të premte, flet për një projekt të madh nga ana e qeverisë angleze, që në muajt e ardhshëm do të nisë një ristrukturim të gjerë të modelit të futbollit.

Do të ndërtohen 185 fusha të reja, nëntë qendra të reja sportive, përveç përmirësimit të 5000 fushave sportive ekzistuese në Angli.

“Ky projekt do të ndihmojë njerëzit që të jenë përsëri aktivë dhe në përmirësimin e gjendjes fizike dhe mendore të një kombi, pas masave shtrënguese për Covid-19”, ka thënë kryeministri Johnson.

Kjo nismë ka si objektiv që të tërheqë më shumë të rinjtë me futbollin.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Rol “alla Ferguson”, Allegri “pikturon” Juventus pa… Ronaldon

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndryshime drastike në Serinë A, zbuloni kur mbyllet përfundimisht merkatoja

Sadik.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ecuria fantastike e Milan në Serie A, “kuqezinjtë” gati të tejkalojnë 100 pikët

Delo.autor

Leave a Comment