Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Rol “alla Ferguson”, Allegri “pikturon” Juventus pa… Ronaldon

Masimiliano Alegri dhe Juventusi janë gati që të ribashkohen. “Gazzetta dello Sport” garanton se “Konti Maks” ka marrë pak kohë për të menduar vetëm për të bërë disa llogari dhe një studim se si do të jetë skuadra e tij e re, në këtë aventurë të dytë në Torino. Livornezi kërkon të kuptojë, nëse vërtet Kristiano Ronaldo mund të jetë ende pjesë e programit të tij, ndonëse sinjalet që vijnë pranë njerëzve të Alegrit janë të ftohta.

Siç u zbulua edhe një muaj më parë, 53-vjeçari, përpara se të ndahej me Juventusin i kishte dhënë vetëm një këshillë të vetme presidentit Anjeli: “Hiq qafe Kristiano Ronaldon. Nuk lejon të rinjtë që të përmirësohen, por po rëndon edhe arkat e klubit”.

RONALDO JASHTË – Dhe pikërisht nga arkat duket se do të formohet edhe Juvja e sezonit të ardhshëm, duke parë se pandemia pritet t’i shkaktojë “Zonjës së Vjetër” një dëm afro 200 milionë euro dhe të mbash edhe për një tjetër sezon Kristiano Ronaldon, pa rikthimin e tifozëve në stadiume, do të hapte një gropë prej 90 milionësh (rrogë neto, taksa, plus pagesa e së drejtës së imazhit). Por, për të ndërtuar një skuadër kompetitive pa yje edhe si Ronaldo, Alegri është ndoshta trajneri më ekspert në qarkullim, siç kanë treguar aventurat e tij te Milani (pas vitit të parë iu larguan 9 kampionë e senatorë), por edhe te Juvja (për pesë vite ndërtonte një grup kompakt, ndonëse ndërroheshin 5-6 lojtarë çdo merkato vere). Ideja e “Kontit Maks” është ajo që t’i besojë dyshes Dibala-Morata, me spanjollin si bomber të vetëm të zonës.

Trajneri livornez në Torino ka eksperimentuar module të ndryshme, nga 3-5-2, te 4-4- 2, ndonëse dy me të cilët Juvja ka interpretuar më mirë se çdo gjë tjetër është 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Ideja është pikërisht kjo, t’i ndërrojë fytyrë “Zonjës së Vjetër” duke nisur nga që rreshtimi në fushë, ndonëse ai që e përshkroi më mirë Alegrin ishte pak ditë më parë Andrea Barzalji: “Sekreti që Alegri di të ndërtojë skuadra solide dhe kompetitive është se ai vendos çdo lojtar që të luajë në rolin e cilësive që ai ka, jo t’u kërkojë gjëra që nuk janë në mundësinë e tyre. Prandaj, nëse vjen në Torino, do të shihni që do t’i duhen pak ditë që të ringrejë një grup fitues”.

LOKATELI JETIK – Në modulin 4-2-3-1, ideja e Masimiliano Alegrit është shtimi në fushë i një fantazisti, i cili të dijë të ringjallë edhe blerjen 72 milionë euroshe të verës së kaluar, Artur Melo. Braziliani nuk është një futbollist “alla Pirlo”, ndaj duhet vendosur në vendin ku duhet.Mirëpo, për të bërë punën e trajnerit, Alegri ka kërkuar edhe rolin e një menaxheri anglez, një rol “alla Ferguson”, në mënyrë që të jetë Masimiliano ai që do të ketë fjalën e parë për merkaton e verës dhe presidenti Andrea Anjeli ia ka garantuar këtë. Por, fati i mirë është që në pikën e parë, qoftë ideja e Alegrit ashtu sikurse ajo e klubit është e përbashkët: Manuel Lokateli i Sasuolos, të cilin 53-vjeçari e njeh që nga kohët kur stërviste Milanin.

Dhe me Lokatelin, direkt mund të ndryshonte e gjithë panorama: Artur Melo spostohej në të djathtë të mesfushës, përkrah Dibalës dhe Kiezës, të cilët do të mbështesin Moratën. Ndërkohë, Lokateli do të ishte pjesë e digës së parë përpara mbrojtjes me njërin mes Bentankurit, MeKenit apo Rabiosë, ndërsa Ramsejit do t’i duhet të largohet. Ndërkohë, i vetmi repart që ofron resurse pa fund është mbrojtja, ndonëse një mbrojtës i majtë (vetëm Sandro luan në këtë rol) është shumë pak për të dërguar deri në fund një sezon të tërë. Shkurt, Alegri ka nisur ta imagjinojë “Juven 2”, pa futur dorën në xhep shumë thellë, por mbi të gjitha pa Ronaldon…

Related posts

KRITIKA NDAJ IBRËS/ Ish-drejtori sportiv: Milani nuk është ‘reality show’, e gabuar ajo që bën suedezi

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Surprizohet Kukësi, Aponia “shtang” verilindorët në Fier

Delo.autor

E PARITUR/ Mediat greke kritikojnë Bashën, tekniku spanjoll merr vendimin drastik…

Isa.Autor

Leave a Comment