Futboll Seria A Sport

NGARKESË NGA KONTE APO “MUSKUJ KRISTALI”/ E ardhmja e mesfushorit të Interit në… “ajër”

Stefano Sensi vazhdon të jetë mister për mesfushën e Interit. Futbollisti i ardhur me bujë para dy vitesh nga ekipi i Sasuolos, nuk ka arritur ende të shprehë potencialin e tij të plotë.

SENSI
Pas një kalvari dëmtimesh që zgjati një vit e gjysmë, ky sezon mund të jetë viti i tij edhe pse dyshimet vazhdojnë të jenë të shumta.

Zëra të ndryshëm akuzojnë se ka qenë metoda e punës së Antonio Kontes, që ka rrezikuar muskujt e lojtarit ndërsa në Milano presin ta zbulojnë duke parë si do t’i përshtatet 25-vjeçari përgatitjes së Simone Inzagit.

Për italianin ka treguar interes Fiorentina, edhe pse nuk ka akoma një ofertë zyrtare që mund ta veshë futbollistin violë, por shifra prej 15 milionë eurosh që flitet se kërkon Interi, e bën këtë një operacion të rrezikshëm për cilindo klub që do të kërkojë të ketë shërbimet e tij.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Rezultati 1-0

Delo.autor

STATISTIKAT/ Tirana, kreu rrit vlerat e futbollistëve në “Transfermarkt”. Ja futbollistët më të shtrenjtë te badheblutë…

Delo.autor

“TANI DUHET TË KEM ËNDRRA TË TJERA QË ERDHA NË KOMBËTARE”/ Çekiçi: Nuk e kam humbur besimin se do të merrja ftesë

Delo.autor

Leave a Comment