Futboll Sport

MBËRRIJNË NË TOKIO/ Delegacioni shqiptar përbëhet nga 9 sportistë

Masa ekstreme ndaj pandemisë Covid 19 në prag të lojërave olimpike. Mëngjesin e sotëm kanë filluar të mbërrijnë në Tokio delegacionet e para për Olimpiadën Tokio 2020 e cila do të ngre siparin më 23 gusht në kryeqytetin japonez.

Ndërkohë po të shtunën kanë mbërritur edhe një pjesë e delegacionit shqiptar atje pas 19 orësh fluturim. Ata janë gjimnasti Matvei Petrov, Trajneri Alon Hasa, Shef i Misionit Kliton Muca Personel Administrativ Luna Methasani.

Problemi kryesor dhe kryefjala edhe për këto lojëra olimpike është pikërisht pandemia dhe masat e rrepta ndaj Covid 19. Stafi kuqezi është detyruar të kryej 2 kontrolle shëndetësore ne aeroport per rreth 5 ore te tjera veç udhëtimit, 2 teste PCR 96 dhe 72 ore para fluturimit si dhe 2 dozave të vaksinimit me Pfizer Biontech një muaj me herët.

Pjesa e dytë e grupit shqiptar që niset drejt olimpiadës është ajo e sportistit të xhudos Indrit Cullhaj dhe trajnerit të tij Shkurt Cullhaj.

Related posts

“BABY-BOMBER”/ Haaland pushton Champions, vendos rekord të pabesueshëm

Delo.autor

ZBULOHET DËSHIRA E MADHE/ Tomori ka objektiv të festojnë siç duhet, vetëm elitë për 100-vjetorin

Delo.autor

“AI NUK ËSHTË NJË SUPERMAN”/ Ish-mesfushori i “Los Blancos” kritikon zgjedhjen e Barcelona-s

Delo.autor

Leave a Comment