Ka nisur keq aventura e Ashraf Hakimit tek PSG. Blerja e re e skuadrës pariziene ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe është vetë-izoluar menjëherë.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze “L’Equipe”, marokeni është infektuar me Koronavirus dhe kjo ka qenë arsyeja e mungesës së tij ndaj ekipit të Shamblisë në paraditen e sotme që përfundoi me rezultatin 2-2.
Hakimi u transferua për shifrën e 68 milionë të eurove plus bonuset nga Interi tek PSG dhe ndeshjen e tij të parë e luajti ndaj La Monshit.
