Champions League Futboll Sport

Valeta-Kukësi/ Mbyllet pjesa e parë/ Valeta dominon verilindorët, Shameti pranë golit

Në Maltë po luhet ndeshja mes Valetës vendëse dhe Kukësit, e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku verilindorët do të kërkojnë kualifikimin pas barazimit pa gola në “Loro Boriçi”.

Dominimi i maltezëve në këtë pjesë të parë, ka qenë i dukshëm, duke ekzekutuar plot 10 goditje nga këndi, ndërkohë që verilindorët ende nuk kanë provuar asnjë të tillë.

Rast të rrezikshëm ka pasur sulmuesi Fontanela në minutën e 44, ku goditja e tij është devijuar në këndore nga portieri Stivi Frashëri.

Në minutën e 34, ka qenë Shkodra që ka ekzekutuar një goditje dënimi tjetër, por goditja e tij është bllokuar pa krijuar rrezik për portën kundërshtare, ndërkohë që Zguro në minutën e 39 është ndëshkuar me karton të verdhë.

Shkëndija e vetme e Kukësit në pjesën e parë, ishte në minutën e 27, kur gjuajtja e Ylli Shametit u bllokua pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Zguro.

Sa i përket 20 minutave të para, Kukësi është në vështirësi, duke qenë se Valeta është shfaqur disa herë rrezikshëm para portës, duke ekzekutuar edhe 6 goditje nga këndi. Nga ana tjetër, Kukësi nuk e ka goditur asnjëherë portën, kundrejt 4 goditjeve të Valetës.

Related posts

Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin

Isa.Autor

HUMBJA NË MIQËSORE NDAJ GLADBACH/ Trajneri Nagelsman: Është vetëm fillimi, mos prisni shumë

Delo.autor

Bayern, Tottenham dhe Atletico Madrid “luftë” për Thauvin

Sadik.Autor

Leave a Comment