Futboll Premier League Sport

PAS ZHGËNJIMIT NË “EURO 2020″/ Harry Kane vendos, gati të marrë masën drastike për të realizuar ëndrrën

Harry Kane nuk ka ndërmend të vuajë përsëri dhe veçanërisht të mos fitojë më asnjë trofe të rëndësishëm.

Ja përsë, pas zhgënjimit në Europian me humbjen në finale të Anglisë së tij kundër Italisë, sulmuesi i Tottenham ka vendosur të marrë masa drastike për t’u larguar nga Spurs.

E ka thënë në të kaluarën, dëshira e tij është të shkojë diku tjetër dhe të fitojë. Numri 9 duket se është i vendosur të bëjë gjithçka, aq sa Telegraph ka shkruar se shokët e tij të skuadrës janë të bindur se ai nuk do të paraqitet në stërvitjet e ekipit pas pushimeve.

Kane ka oferta të rëndësishme në Premier League, veçanërisht nga Manchester City dhe ka dëshirë të ndryshojë ambient për të fituar një trofe.

Nga ana tjetër, Tottenham, nuk ka ndërmend të shesë lojtarin e saj më të rëndësishëm. Një situatë që mund të përkeqësohet nëse zërat për qëllimet e sulmuesit do të konfirmohen. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare…

Related posts

BASKETBALL/ Ylli i NBA befason një familje në Bahamas, i dhuron shumën prej… (VIDEO)

Delo.autor

ATALANTA PREK SËRISH CHAMPIONSIN/ Ja vlerësimi i mediave italiane për Gjimshitin

Delo.autor

Dhurata sekrete që Florentino Perez i bëri Cristiano Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment