Futboll Kategoria Superiore Sport

PLAS TEK LUFTËTARI/ Klubi pezullon trajnerin Ahmataj dhe 2 titullarë, ja shkaku befasues

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, klubi i Luftëtarit ka njoftuar pezullimin e trajnerit Juljan Ahmataj së bashku me zëvendësin e tij Neritan Novi. Gjithashtu janë pezulluar për një afat 2 javor edhe futbollistët titullarë Albano Aleksi dhe braziliani Xhekson.

Ky vendim i drejtuesve erdhi për shkak të humbjes së thellë në takimin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës, ç’ka solli dhe eliminimin e bluzinjve nga ky kompeticion. Në keëo dy javë, skuadra  do të stërvitet dhe drejtohet nga trajneri i portierëve Jovan Mihajlovic.

DEKLARATA PËR SHTYP E LUFTËTARIT:

Klubi i futbollit Luftetari, pasi ka ndjekur me shqetesim ecurine e skuadres dhe sidomos humbjen e thelle ne takimin perballe Tiranes, cka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqiperise, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situaten dhe ashtu sic ishte paralajmeruar ka marre masa disiplinore.

Nga ana jone jane pezulluar per nje afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. Trajneri Neritan Novi. Gjithashtu per nje afat dy javor jane pezulluar edhe futbollistet Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Klubi i futbollit Luftetari, nuk mund te toleroje kurrsesi paraqitje si ajo perballe Tiranes ne ndeshjen gjysemfinale te Kupes, ku skuadra u shthurr totalisht duke pesuar gola dhe nje humbje te pa pertypshme.

Luftetari ben me dije se per trajneret apo lojtaret e pezulluar nuk do te kete masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithe pjesa tjeter e skuadres.

Ne keto dy jave, skuadra ne procesin stervitor, apo ndeshjet e kampionatit do te drejtohet nga trajneri i portiereve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetese, edhe pse ende jo matematikisht ben qe skuadra te kete mundesine e rotacionit dhe ne po shohim me perparesi aktivizimin e lojtareve te cileve nuk u eshte dhene mundesia te tregojne vlerat e tyre.

Luftetari ka nisur tashme punen per formatimin e skuadres per sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilesore. Ne jemi te vendosur te ndertojme serish nje Luftetar dinjitoz, i cili do ti jape tonin Superliges Shqiptare dhe do te beje krenar nje qytet te tere.

Ju Faleminderit

Related posts

MERKATO E VERËS/ Interi dhe Roma po punojnë për shkëmbimin e bujshëm me lojtarët…

Delo.autor

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Vedat Muriqi publikon statusin emocionues: Ne e konsiderojmë ndeshje… (FOTO)

Delo.autor

Portieri i Barcelonës në pritje të së ardhmes së Courtois dhe Alisson

Isa.Autor

Leave a Comment