Futboll Sport

SURPRIZË E VEÇANTË/ Futbollisti i Atleticos i propozon partneres për martesë në “Wanda Metropolitano” (VIDEO)

Mesfushori i Atletiko Madrid, Markos Lorente ka menduar t’i bëjë një surprizë mjaft të bukur të dashurës së tij duke i propozuar për martesë në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

26-vjeçari ka sajuar një intervistë në stadiumin e skuadrës së tij për t’i propozuar për martesë modeles Padi Noarbe.

Në pamjet e publikuara nga e përditshmja spanjolle “AS” shikohet e gjithë stisja e surprizës deri tek momenti final. Si duket, Lorente po kalon një moment mjaft të mirë në aspektin personal, ashtu si në karrierë ku është kthyer ndër lojtarët më të rëndësishëm të Atletikos kohët e fundit.

Related posts

ANALIZA NGA ANTONIO CONTE/ Italia e meritoi finalen, pa frikë kundër Anglisë

Delo.autor

E FUNDIT/ Arrestimi për trukime: FSHF merr vendim për trajnerin e Kombëtares

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Lojtarët nuk pranuan reduktimin e pagave, Dinamo Zagreb merr vendimin drastik

Delo.autor

Leave a Comment