Futboll Ligue 1 Sport

MIQËSORE/ PSG-ja dështon në testin e parë sezonal, barazon me skuadrën e kategorisë së tretë

PSG-ja ka zhgënjyer në testin e parë të miqësorit duke barazuar 2-2 kundër rivalëve të Shomblit.

Parisienët zbritën në fushë me një formacion të cunguar, ku pjesa më  e madhe e yjeve mungonin si pasojë e pushimeve të marra pas aktivizimit më kombëtaret resepktive. Të vetmit titullarë të skuadrës së parë në fushë ishin portieri Navas, Geje, Drakler, Kurzava dhe Ikardi.

Të parët që kaluan në avantazh ishin parisienët me anë të Ikardit në minutën e 21-të i cili realizoi saktë nga pika e penalltisë, ndërsa golin e dytë e realizoi Simons. Për Shombli shënuan Heinri në minutën e 57-të dhe Doukure në minutën e 89-të të ndeshjes.

Një dështim ky test i parë për PSG-në e cila barazon me një skuadër të kategorisë së tretë në Francë, por gjithçka ngelet në kuadrin e përgatitjeve para-sezonale.

Related posts

KATAR 2022/ “Dardanët” kërkojnë surprizën ndaj Spanjës, vendos drejtësi arbitri që ka gjykuar Partizanin

Delo.autor

“NUK KAM ASNJË KONFLIKT ME PIOL”/ Rrëfen mesfushori Kessie: Ja pse nuk më thirri për ndeshjen ndaj Juventus

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “AS” zbulon shumën, për të cilën Juventus është gati ta shesë Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment