Futboll Seria A Sport

MIQËSORE/ Inzaghi e nis me barazim aventurën tek Inter, “Zikaltërit” barazojnë me Luganon

Interi i ri i Simone Inzagit e ka nisur me një barazim 2-2 aventurën e saj në kuadër të miqësores përgatitore me rivalët e Luganos.

Zikaltrit u rreshtuan me një formacion 3-5-2, modul ky i preferuar nga trajneri Inzagi i cili me shumë mundësi do ta përdorë si bazë për sezonin e ri. Në fushë zbritën disa prej lojtarëve nga skuadra e parë si Darmian, Galjardini, Ranokia e Dambrosio ndërsa disa lojtarë të tjerë u aktivizuan pas kthimit nga huazimi si Di Marko, NAingolan, Agume dhe Dalbert.

Interi e nisi në mënyrën më të keqe ndeshjen duke pësuar dy gola në 35 minutat e para të sfidës, por 7 minuta nga fundi i pjesës së parë D”Ambrosio ngushtoi shifrat. Në minutën e 54-ët të takimit, sulmuesi i Primaveras, Martin Satriano barazoi shifrat pas një asisti të Agume

Vlen për tu përmendur fakti se në stolin e rezervave të zikaltërve ishte i pranishëm dhe mbrojtësi me origjinë shqiptare Andi Hoti të cilin Inzagi nuk e aktivizoi as një minutë në sfidën e sotme.

Related posts

Largohet nga United, Herrera kalon te klubi modest i La Ligas

Sadik.Autor

DOMINIM TOTAL/ N’Zonzi dhe Dzeko i japin fitoren e radhës Romës

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Beitar Jerusalem. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment