Bundesliga Futboll Sport

Legjenda e Gjermanisë kritikon futbollin e Bundesligës

Markus Babel ka luajtur për Bayern Munich, Hamburg dhe Stuttgart dhe aktualisht është trajneri i Western Sydney Wanderers në A-League në Australi. Dhe, 45-vjeçari beson se futbolli gjerman do të përmirësohet, klubet e Bundesliga-s duhet të marrin më tepër risk në fushë.

“Ky është futboll me frikë, i cili nuk është pak i këndshëm”, tha ish-mbrojtësi i Liverpool-it për “Sportingbet”. “Në përgjithësi duhet të ketë një rishikim për Budesliga-n, dhe në shumë ndeshje do të pëlqeja më tepër dominim, më shumë luftë për topin. Shpesh prodhon rezultatin dhe jo lojën e bukur”.

“Për aq kohë sa fiton tre pikë, çdo gjë është mirë, por nëse luan futboll të bukur dhe humbet normalisht që nuk je i lumtur, çdo gjë shkon keq. Ndjej hipokrizi”.

Kampioni i Europës i vitit 1996 beson se Gjermania duhet të marrë një fletë libri nga futbolli spanjoll ose ai holandez. “Këtu, njerëzit shkojnë në stadium dhe kërkojnë që të shohin futboll të bukur dhe jo mashtrim dhe rrahje, siç i shihen shpesh në këtë vend. Dëshiroj më tepër kulturë loje, sepse me frikën që shumë ekipe kanë, do të jetë shumë e vështirë për ndeshjet ndërkombëtare”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Benfica-Fenerbahce: Miqtë kanë probleme në transfertë

Isa.Autor

SHKËLQEJNË NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Dy shqiptarët i japin fitoren dhe vendin e parë skuadrës së tyre

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Pritet të hidhet shorti, Shqipëria ngjitet një vazo më lart

Delo.autor

Leave a Comment