Futboll Sport

ËNDRRA E ÇDO FEMRE! Ylli i Spanjës i propozon të dashurës në fushën e stadiumit (VIDEO)

Marcos Llorente është angazhuar në një veprim, që tifozë të panumërt të Atletico Madridit do ta ëndërronin. Futbollisti polivalent spanjolli i propozoi partneres së tij, Patricia Noarbe, në fushën e stadiumit “Wanda Metropolitano”.

Llorente e ftoi Noarbe në stadium me justifikimin se do të shihnin një video të lojtarit në sezonin e kaluar. Kur shkuan në tapetin e blertë, një përfaqësues i klubit iu sugjeroi që të shikonin një video “për gjërat që kanë vërtet rëndësi”.

Pastaj, imazhet e përvojave të përbashkëta të çiftit u shfaqën në ekran dhe Llorente u ul në një gjunjë për t’i propozuar për martesë. Noarbe, për fat të mirë, tha “po” dhe nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët, ndërsa çifti përqafohej. Për të përfunduar surprizën, familja dhe miqtë e saj dolën të gjithë në fushë për të përqafuar çiftin e sapokurorëzuar.

Related posts

PASOJAT E DERBIT/ Tifozët thyejnë 66 stola në stadiumin e ri ”Air Albania”

Delo.autor

RILIND TEK BAYERN MUNICH KËTË SEZON/ Bëhet virale, Coutinho mban të veshur fanellë… fëmijësh (FOTO)

Delo.autor

Chelsea mposht Newcastlen, vazhdon rrugëtimin në FA Cup

Q.Autor

Leave a Comment