Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: Rreziku i parë tek Berisha, uellsianët gati sa na ndëshkojnë me kokë (VIDEO)

Shqipëria luan ndaj Uellsit miqësoren e “Elbasan Arenës”, një sfidë ku kuqezinjtë do kërkojnë të paktën të kthejnë fytyrë, pas asaj humbje poshtëruese 0-4 ndaj Skocisë, vetëm tri ditë më parë.

Trajneri Kristian Panuçi i beson sërish portën Berishës, ndërkohë që Mavraj e Ismajli e nisin si qendra e mbrojtjes. Në sulm për të kërkuar rrugën e golit, rreshtohen Uzuni e Grezda nga krahët, në ndihmë të Balajt.

KOMENTI LIVE

27’ Dalje në sulm e Bruks, ky i fundit teksa gjendet brenda zonës sonë, harkon për në qendër, por Berisha del dhe grushton.

24’ Grezda nga e majta, harkon tokazi brenda zonës, por askush nuk gjendet për të shfrytëzuar.

23’ Krosim nga ana e Uillson, Bruks godet me kokë nga brenda zone, por për fat të mirë jashtë kuadratit të Berishës.

17’ Ismajli ndal një aksion të shpejtë të uellsianëve, topi tek Xhaka dhe ky nis Balajn, por shkodrani nuk e mban dot brenda vijave kufizuese topin.

12’ Ismajli bën një ndërhyrje vendimtare pasi Bruks mori një asistim mjaft të mirë e shkonte drejt Berishës, por mbrojtësi i Hajdukut të Splitit e çon topin në këndore.

11’ Goditje dënimi për Uellsin, provon me të majtën Uillson, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

8’ Goditja e parë nga këndi. Devijohet prej Bashës topi i goditur nga jashtë zone nga Bruks.

6’ Rasti i parë për uellsianët, Lorencs nis në të majtë Xhejms, ky i fundit harkon për Vokes, dhe me kokë sulmuesi gabon shënjestrën.

4’ Basha kërkon të nisë Uzunin, por është Ganter që mbyll atë top të nisur.

2’ Nisje menjëherë e Grezdës, por Lorencs mbyll duke kthyer tek portieri.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

Related posts

DERBI KRYEQYTETAS/ Publikohet lista e sendeve që nuk lejohen në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Kukësi pa “frena”, kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin Skënderbeut

Sadik.Autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Ofertat nuk mungojnë, ja ekipi i mundshëm për Balotellin

Delo.autor

Leave a Comment