Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Fanellë me numrin “10”, Milani prezanton ish-fantazistin e Realit të Madridit

Klubi i Milanit ka bërë zyrtare transferimin e Brahim Diazit nga Reali i Madridit. Fantazisti spanjoll është transferuar sërish tek skuadra kuqezi pas një sezoni të përshkuar vitin e kaluar në formulën e huazimit.

21-vjeçari kalon tek klubi nga Milano në formulën e huazimit dy-vjeçar deri në 30 qershor 2023 dhe me të drejtën e blerjes deri në 22 milionë euro.

Madrilenët kanë të drejtën e riblerjes së spanjollit me një shifër prej 27 milionë euro.

Zyrtarizimin e Brahim Diaz me fanellën e Milanit e ka bërë vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate në sajtin e saj, ku deklaron gjithashtu se fantazisti 21-vjeçar do të veshë fanellën me numër “10” të lënë të lirë nga Hakan Çalhanoglu i cili u largua me parametra zero tek “kushurinjtë” e Interit.

Related posts

I JEP FUND ËNDRRES EUROPIANE/ Goli “fantazmë” largon Partizanin nga Europa League (VIDEO)

F.autor

Duro trajner i Shqipërisë? Ish-mesfushori nuk fshihet: Nëse më ofrojnë stolin…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FULHAM/ Mourinho: Paraqitja e pjesës së dytë nuk ishte aq i mirë, fajin e ka…

Isa.Autor

Leave a Comment