Futboll Seria A Sport

TALENTI PREMTUES/ INTERI dhe ARSENALI në garë për “Materazzin e ri”

Inter dhe Arsenal raportohet se janë duke kryesuar garën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Atalanta-s Gianluca Mancini, i cili konsiderohet si Marco Materazzi i ri. Mbrojtësi ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit të Serie A, përfshi këtu ndaj Inter në fitoren 4-1 të Atalantas.

Ai së fundmi ka rrëfyer se e gjithë familja e tij mbështet Inter-in dhe se ka një tatuazh me numrin e fanellës së Materazzi-t pasi fituesi i Kupës së Botës është idhulli i tij.

Sipas Tuttosport, Atalanta nuk ka ndërmend ta shesë 23-vjeçarin në janar, por mund të fillojë bisedimet për një transferim të mundshëm në verë.

Inter është favorit duke parë që do të ishte preferenca e parë e lojtarit, por Arsenal është gati t’i shpallë luftë për firmën e talentit italian.

Related posts

SURPRIZA NË FORMULA UNO/ Penalizohet Verstappen, përfiton Ferrari (VIDEO)

Delo.autor

Befasia e madhe! Kjo është nota për Neymarin, ja lojtari më i mirë (FOTO)

Isa.Autor

BUZË KTHIMIT TË BUJSHËM/ Neymar arrin marrëveshje me PSG-ja për ta lejuar të kthehet në Barcelonë

Isa.Autor

Leave a Comment