Futboll La Liga Sport

RONALDO MË TELEFONOI PËR TË SHKUAR TEK…”/ Ish-futbollisti i Barcelonës rrëfen prapaskenën e merkatos

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka rrëfyer një prapaskenë interesante në kohën kur luante për skuadrën blaugranase.

Mesfushori kroat, i cili është aktualisht pjesë e Sevijas në Spanjë tregoi se si e kishte telefonuar Kristiano Ronaldo për ta bindur që të transferohej tek Juvja në vitin 2019.

‘’Në verën e vitit 2019, Ronaldo më mori në telefon dhe më kërkoi të transferohesha te Juvja. Ai më tha se klubi më donte mua, por operacioni nuk ishte i suksesshëm pasi Barça u kërkoi 50 milionë euro, që ishin vërtetë shumë.

Ronaldo? Është një nga më të mëdhenjtë në histori. Kam shumë dëshirë ta shikoj në fushë kur luan për Juventusin, për mua është një nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave’’, u shpreh Rakitiç për mikrofonat e ‘’24Sata’’.

Ivan Rakitiç luajti për 6 sezone me Barcelonën që kur u transferua në vitin 2014 nga Sevilja, për tu rikthyer më pas përsëri verën e kaluar në tek klubi andaluzian.

Related posts

Perez kërcënon RONALDON: E lë të lirë vetëm nëse thotë të vërtetën e…

Isa.Autor

GJICI NUK KURSEN AS STAFIN PAS ELIMINIMIT NGA KUPA/ Në stolin e Kukësit për sezonin tjetër projektohet…

Delo.autor

SFIDA NDAJ VERONËS/ Dy balotazhe dhe një konfirmim, ja formacioni i mundshëm i “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment