Futboll Sport

SKANDAL NË GANË/ Ndeshja e trukuar, por lojtari shënon dy gola me vullnet për të prishur bastet (VIDEO)

Një ndeshje e Premier League në Ganë (kështu quhet liga elitare) ka përfunduar në hetim për trukim por është nga ato rastet kur mund të thuhet se nuk ka nevojë për prova, mjafton të shohësh xhirimet për të kuptuar se ishte shitur apo blerë, ose edhe toleruar me vullnet…

International Allies u mund nga Ashanti Gold me shifrat 7-0. Mbrojtësit e Ashanti lejuan thuajse çdo aksion të kundërshtarit të përfundojë në rrjetë, vetëm në rastet kur sulmuesit e Ashantit nuk kishin shënjestër.

Jo vetëm kaq, por sjellja e portierit ishte totalisht sikur ishte i alkoolizuar, duke lënë topin të shkojë në rrjetë e bërë hedhje prej aktori amator.

Ndërkohë, në fund ishte Hashmin Musah, i cili shënoi dy autogola dhe e dërgoi ndeshjen në shifrat 7-0.

Në atë moment u duk qartë se ai ishte pjesë e skandalit, por pas ndeshjes deklarata e tij tregoi se ai ka prishur planin për të çuar ndeshjen në 5-1 dhe për të mbushur xhepat e atyre që kishin vënë këtë rezultat në baste.

“Kisha dëgjuar në hotel para sfidës se ky takim do të përfundojë me rezultatin e saktë 5-1. Vendosa ta prish këtë plan për hir të futbollit dhe të shënoj edhe dy gola. Nuk i toleroj bastet në këtë mënyrë.

Pas takimit, kam marrë përgëzime nga kolegët e mi dhe trajneri. Më herët, i premtova trajnerit se nëse ai do të më linte të dilja nga bankina, do e thyeja bastin dhe kështu e bëra”, tregon Musah.

Related posts

E PABESUESHME NË “EURO 2020″/ “Security” kthen mbrapsht Ronaldon, i kërkon mjetin e identifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Mancini bëhet hero, i shpëton jetën një gruaje të aksidentuar

Sadik.Autor

PARA SFIDËS PËR TITULL/ Sterling mesazh Liverpool: Do të shohin diçka të jashtëzakonshme

Delo.autor

Leave a Comment