Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Nuk kanë fund surprizat, në “lupën” e Igli Tares edhe 2 shqiptarë të tjerë

Lacio e Igli Tarës e dashuruar me futbollistët shqiptarë! Sipas “Corriere dello Sport”, në listën e klubit kryeqytetas për merkaton e verës, janë edhe Xherdan Shaqiri i Liverpulit si dhe Adnan Januzaj i Real Sosiedadit.

Edhe pse nuk ka një ofertë konkrete momentalisht, gjasat janë të mëdha, që ndonjëri prej tyre t’i bashkohet kolonisë shqiptare te Lacio.

Gjithsesi në krye të preferencave të Tares qëndron gjermani Julian Brandt. Borusia Dortmund duket e bindur të lejojë huazimin e gjermanit nëse formula do të jetë huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Në sfond gjithashtu mbetet edhe slloveni i Atalantas, Josip Iliçiç. Megjithatë, largimi i tij nga klubi italian dhe në veçanti drejt një rivali si Lazio do të jetë shumë i vështirë.

Related posts

SFIDA NDAJ ARSENAL/ Dy titullarët e rëndësishëm të Klopp në dyshim për ndeshjen

Delo.autor

PËRFUNDOJNË PJESËT E PARA TË EUROPA LEAGUE/ Ja rezultatet…

Isa.Autor

KONTRATA/ Ronaldo do përfitojë tek Juventusi më shumë se 5 lojtarët me të paguar

Isa.Autor

Leave a Comment