Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Daja i ka fiksuar titullarët, ja formacioni i mundshëm ndaj Bazelit…

Partizani ka kryer seancën e fundit stërvitore në Shqipëri. “Demat e kuq” ndryshuan sërish ambient, duke u stërvitur në stadiumin e Kamzës.

Dy ditë më parë reshjet e shiut i zhvendosën të kuqtë në kompleksin stërvitor “Football Republic” me bar artificial, ndërsa ditën e djeshme stërvitja u krye në fushën e Kamzës që është me bar natyral. Stërvitja ishte kryesisht e përqendruar në taktikë dhe Daja përgatiti disa strategji për t’i vënë në zbatim në sfidën kundër Bazelit.

Seanca startoi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 2 orë. Ndërsa ditën e sotme, ekipi do të niset drejt Zvicrës, ku do të kryejnë konferencat për shtyp gjatë pasdites dhe më pas do të kryejnë edhe stërvitjen e fundit në stadiumin “St. Jakob Park”, për t’u futur zyrtarisht në 24 orët e fundit para startit të ndeshjes.

Related posts

E BUJSHME/ Futbollisti shqiptar mund të bashkohet me Ronaldon te Juventusi (FOTO)

Isa.Autor

FITOI PËR HERË TË GJASHTË “TOPIN E ARTË”/ Messi e pranon: Isha i mërzitur kur CR7 më barazoi, sepse…

Delo.autor

PINTE ALKOOL DHE 40 CIGARE NË DITË/ Si i ndryshoi jeta kampiones së boksit

Delo.autor

Leave a Comment