Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tek Kukësi nuk ka më dilema, verilindorët zgjedhin kapitenin e ekipit

Kukësi është fokusuar tek gjetja e liderit në skuadër dhe klubi kanë vendosur mesfushorin Gjelbrim Taipi si kapitenin e ri të verilindorëve.

28-vjeccari zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Kukësin duke arritur të bëhet titullar absolut dhe mundi tij është shpërblyer me shiritin e kapitenit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale duke mos i kursyer lavdet për Taipin.

Postimi i Kukësit

©️ NEW CAPTAIN 🎩
Gjelbrim Taipi është kapiteni i ri i skuadrës sonë. Mesfushori nga Tërnoci është përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë kapiteni i skuadrës për sezonin 2021-2022.
💪🏻 Eksperienca me klube të mëdha, sjellja brenda e jashtë fushe dhe paraqitjet me fanellën e Kukësit janë tregues se Taipi është i denjë për shiritin e kapitenit.
🤝 Të priftë e mbara Kapiten Taipi!

Related posts

Elisabetta Canalis/ Ish-i i Bobo Vierit, një 40-vjeçare që lë nam në party (FOTO)

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ LEGIAS NË EUROPA LEAGUE/ Kampionët e Dritës marrin përgjigjet e tamponëve

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Ja ndeshjet në raundin e 16 më të mirave

Delo.autor

Leave a Comment