Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ E kërkoi një legjendë e futbollit italian, titullari i Shpresave firmos me klubin e ri

Nis një tjetër aventurë për mbrojtësin e përfaqësueses Shpresa, Serxhio Kalaj. Futbollisti 20-vjeçar, ka vendosur të largohet përfundimisht nga Lacio, në akademinë e të cilit ishte rritur, për të shkuar te Karrareze në Serinë C.

Kalaj ishte huazuar te Groseto në edicionin e kaluar në Serinë C dhe ka treguar në radhët e asaj skuadre se ishte gati për futbollin profesionist. Ndaj Karrarese ka përfituar nga rasti për të siguruar menjëherë firmën e lojtarit sapo është mësuar se ai do të largohej nga Lacio.

Klubi bëri të ditur se ka nënshkruar për dy vite me mbrojtësin shqiptar, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit të kësaj skuadre, një legjende të mirëfilltë në futbollin italian siç cilësohet ish-sulmuesi Antonio Di Natale. Ky i fundit ka dhënë pëlqimin e tij për afrimin e Kalajt, duke e vlerësuar si një lojtar me shumë perspektivë për skuadrën e tij.

“Karrareze përfaqëson një hap përpara në karrierën time profesioniste, një mundësi që duhet të tregoj se e meritoj. Këtu ambienti është jashtëzakonisht pozitiv dhe në këto vite është ndërtuar diçka interesante, gjithmonë në nivele shumë të rëndësishme”, tha Kalaj pas firmës.

Related posts

Vllaznia prezanton Firat/ Turku tregon arsyen që zgjodhi Shkodrën, tifozët shpresojnë…

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Trajneri Arteta e ngujon në stol, Arsenal rikthen në Gjermani mbrojtësin…

Delo.autor

DËSHTOI ME MILANIN/ Montella kontratë 2-vjeçare me klubin nga Serie A

Delo.autor

Leave a Comment