Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Apolonia. Rezultati 6-1

Një qytet i tërë është në ankth sot për të festuar titullin e dytë në historinë e klubit 101-vjeçar të Teutës.  Durrsakët e kanë trenin e fundit me Apoloninë dhe duhet të fitojnë me një gol më shumë në çdo rast nëse Vllaznia gjithashtu mund Laçin.

Trajneri Edi Martini po përjeton një nga momentet më kulmore të karrierës së tij si trajner, teksa sot për herë të parë mund të festojë me titullin kampion, në një kohë që në sezonin e kaluar ia doli të fitojë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë në krye të Teutës.

Të dyja skuadrat kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit. Vlen të theksohet se Albano Aleksi mungon në përballjen e sotme për shkak kartonash.

 

LIVE/ Teuta – Apolonia 6-1

Bregu 16′,  49′, 65′ (p), L.Vila 27′, Arapi 77′ , Plaku 90+2′ / Mihana 33′

KOMENTI LIVE: 

90+2′ GOOOL TEUTA 6-1/ Durrsakët realizojnë edhe të gjashtin me Sebino Plakun. 

79’ Rimal Haxhiu harkon në zonë, Jeboah me kokë, mbi traun e portës.

77′ GOOOOL TEUTA 5-1/ Shënon edhe kapiteni Renato Arapi. Goli i parë në këtë kampionat për mbrojtësin durrsak. Goditje këndi për Teutën, Bregu harkon në zonë dhe aty kapiteni Arapi kërcen me kokë, duke fituar duelin me Omerin dhe mposhtur Harizajn, 5-1 për Teutën.

73′ Zëvendësim te Apolonia, largohet Gjata, vendin e tij e merr Omeri.

65′ GOOOOL TEUTA 4-1/ Dejvi Bregu realizon me 11-metërsh. Fierakët me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sotës. Xhekson futet bukur në zonë nga e majta, gjuan tokazi, por pret Harizaj dhe topi shkon te Bregu, që gjuan dhe “sfera” preket me dorë nga Elion Sota. Gjyqtari Hamiti akordon penallti dhe e ndëshkon direkt me karton të kuq mbrojtësin e Apolonisë, teksa fierakët mbeten me 9 lojtarë. Nga pika e bardhë gjuan saktë Bregu dhe 4-1.

59′ Zëvendësim te Apolonia, largohet nga fusha Vasilj, vendin e tij e merr Haxhiu.

55′ Teuta kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Gruda, vendin e tij e merr Krasniqi.

53′ Apolonia me 10 lojtarë. Serjan Rrepaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë! Durrsakët gjithnjë e më pranë titullit. Mbrojtësi kargon një top në shenjë proteste dhe ndëshkohet me të verdhë duke dalë automatikisht me të kuq dhe duke lënë Apoloninë me 10 lojtarë. Në pjesën e parë kishte marrë një karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt.

49′ GOOOOL TEUTA 3-1/ Eurogol i Dejvi Bregut nga goditja e dënimit! Shpërthen festa në tribuna! Nga rreth 22 metra larg portës, vlonjati ekzekuton mjeshtërisht, duke realizuar një supergol, me topin që përfundon në trekëndësh pas gjuajtjes me të djathtën.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

37′ Mario Vasilj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

33′ GOOOOL APOLONIA 2-1/ Fantastik Mihana që ngushton diferencën me një realizim fantastik me të majtën nga jashtë zonës. Sulmuesi i Apolonisë bën një lëvizje fantastike ndaj Xheksonit dhe Karabecit, e më pas gjuan me të majtën nga një pozicion diagonal jashtë zone, duke e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Frashëri nuk ka çfarë të bëjë, 2-1.

27′ GOOOOL TEUTA 2-0/ Kombinime fantastike të Bregut me Xhekson në krahun e majtë, ky i fundit jep një top tokazi në zonë, aty ku Lorenco Vila i vidhet mbrojtësit Zogaj dhe i vetëm me Harizajn, e shtyn topin në rrjetë, 2-0 për Teutën.

25’ Smaçi kroson në zonë nga një goditje dënimi në zonë, Rrepaj devijon me kokë, por jashtë.

17’ Emiliano Vila jep një asist fantastik te Gruda, që futet në zonë dhe gjuan tokazi, por pret Harizaj.

16′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Inkursion fantastik Dejvi Bregu, që nga e majta futet në qendër, duke nxjerr blof Asllanajn dhe Sotën, teksa me një goditje mjaft të bukur nga rreth 22 metra tokazi, mposht portierin Harizaj, 1-0 për Teutën.

14’ Dejvi Bregu iu vidhet mbrojtësve fierakë në krahun e majtë, e më pas shërben te Gruda, i cili shfaqet i lirë brenda zonës, por me portën e boshatisur i habit të gjithë, duke goditur jashtë.

6’ Sulmuesi Mario Vasilj kërkon të befasojë portierin Frashëri pas një goditje nga rreth 30 metra, por topi përfundon jashtë.

1′ Starton sfida!

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e koronavirusit

Delo.autor

ASIST “MAGJIK” I SUSOS/ “Bomberi” Hernandez ndëshkon Bolognan, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Shtyhet Premier League, përcaktohet data e rifillimit të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment