Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Real Madrid nuk ndalet me goditjet, kërkon të marrë mesfushorin e Bayern…

Mos ndoshta Reali i Madridit ka hapur një çështje personale me Bajernin e Mynihut? Duke parë historinë mes dy klubeve në fjalë, absolutisht jo, por nga lëvizjet dhe zërat e fundit që po qarkullojnë duket se spanjollët janë fiksuar me yjet e klubit gjerman dhe kërkojnë të përfitojnë nga fakti që disa prej tyre nuk duan që të rinovojnë kontratat në skadencë, nëse nuk u jepet një pagë më e lartë.

Dhe pasi presidenti Florentino Perez përfitoi nga kjo “lojë” duke afruar mbrojtësin “universal” David Alaba (luan edhe në të majtë dhe në qendër), të cilin edhe e prezantuan, papritur ka nisur sulmi serioz ndaj Leon Goreckës. Edhe mesfushori gjerman është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bajernin e Mynihut, por pasi Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç ia kanë theksuar futbollistit se ata nuk do të ngrihen përtej 12 milionë eurove në sezon, 26-vjeçari ka nisur që të dëgjojë ofertat e tjera.

Deri në mesjavë ishte Mançester Junajtidi që dukej i avantazhuar nga fakti për të bërë të vetin Leon Goreckën, por vetëm nga vera e ardhshme, për ta afruar atë me parametër zero. Por ndërkohë, Reali i Madridit nuk kërkon që të hyjë në të tillë konkurrencë dhe është gati që ta bëjë të vetin që këtë verë muskulozin e mesfushës bavareze, duke i ofruar zyrtarisht lojtarit 16 milionë euro në sezon.

Sipas burimeve të “Bild”, kjo është pikërisht paga që pretendon Gorecka (te Bajerni kishte kërkuar 15 milionë në vit) dhe Florentino Perez ka kaluar edhe më tej për të joshur përfundimisht. Dhe ndërsa futbollisti duket se ka arritur të gjejë atë që kërkon dhe pse jo t’i bashkohet Alabës në “Santiago Bernabeu”, tani i takon Realit të Madridit që të gjejë gjuhën e përbashkët me Bajernin e Mynihut për shifrën e kartonit, e cila nuk pritet që të jetë më e lartë se 50 milionë euro, duke qenë se Leon Gorecka është në skadencë kontrate.

Related posts

Një hap përpara/ Zbulohet sekreti i suksesit të Realit dhe Barçës

Sadik.Autor

MOURINHO rikthehet te REALI? Tekniku PORTUGEZ jep përgjigjen e PAPRITUR

Isa.Autor

SARRI I SËMURË/ Juventusi zyrtarisht konfirmon mungesen e tij në dy ndeshjet e para të Seria A

Delo.autor

Leave a Comment