Futboll Kategoria Superiore Sport

TESTI I PARË PËR SEZONIN E RI/ Skënderbeu triumfon me përmbysje ndaj Maliqit

Skënderbeu ka zhvilluar sot testin e parë si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Skuadra e Migen Memellit ka luajtur sot kundër Maliqit një miqësore, e cila është mbyllur me suksesin 2-1 të ekipit korçar.

Miqtë, të cilët në këtë sezon do të luajnë në Kategorinë e Parë, kanë bërë një paraqitje të mirë dhe në pjesën e parë kaluan në avantazh me Çelnikun në minutën e 25-të. Përmbysja e “ujqërve” ka ardhur në pjesën e dytë, kur fillimisht Peçani e më pas Qeleshi kanë shënuar për Skënderbeun duke bërë që ndeshja të mbyllej me shifrat 2-1 për të.

Ky ishte një test ku Memelli eksperimentoi me ekipin titullar për të parë gjendjen e disa lojtarëve të afruar së fundmi, pasi nga minuta e parë u aktivizuan Ruçi, Tuni, Agbodzi, Vitija, Bajrami, Vrapi, Rosa, Viktor, Vangjeli, Nikaj dhe Pusi. Ndërkohë në pjesën e dytë ai aktivizoi edhe lojtarë si Beqiri, Mara, Qeleshi, Peçani, Kaso, Muçollari, Liço e Douna, në mënyrë që të gjithë të merrnin minuta në këtë pjesë të sezonit ku ngarkesat fizike janë më të mëdha.

Related posts

SURPRIZË/ REALI ka dorëzuar kontratën në Federatë, Solari do të mbetet trajneri DERI në…

Isa.Autor

Koreanët me një ofertë të re për sulmuesin e Kukësit

Sadik.Autor

GJËNDJA FIZIKE E SULMUESIT/ Gruaja e yllit të Serie A: Ai është gati, por trajneri do të…

Delo.autor

Leave a Comment