Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Tirana nuk ndalet me goditjet, firmos me mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës…

Klubi i Tiranës ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme për sezonin e ri, duke përforcuar radhët me një lojtar shumë cilësor. Bardheblutë ishin prej kohësh në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Idi Bathën e larguar drejt Rumanisë dhe më sa duket e kanë gjetur atë, pasi mësohet se kanë arritur akordin me mesfushorin i cili ka qenë për shumë vite pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Enur Totre është futbollisti i cili në ditët në vijim do t’u bashkohet bardhebluve, pasi ka arritur akordin me klubin dhe do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin kryeqytetas. Mesfushori i qendrës u largua nga tetovarët gjatë kësaj vere dhe pas negociatave me klube të ndryshme ka pranuar që t’i bashkohet Tiranës, ku do të vihet në ditët në vijim nën urdhrat e Orges Shehit.

Related posts

E PAPRITUR/ Cavani zbulon se kush duhet ta fitojë Ballon d’Or, por ai s’është MODRIC

Isa.Autor

“Marca” lëshon bombën: Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Sadik.Autor

CHELSEA “BLINDON” YLLIN E KLUBIT/ Gianfranco Zola: Ai bën diferencë të madhe në fushë, shpresoj që…

Isa.Autor

Leave a Comment