Futboll Sport

MAJLINDA KLEMENDI E PAFAT/ Eliminohet nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” që në duelin e parë

Kampionia e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, ka humbur në ndeshjen e parë dhe është eliminuar nga Lojërat Olimpike.

Të dielën, në “Nippon Budokan”, xhudistja e Kosovës ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Natyrisht se ishte surpriza e madhe e xhudos deri tani, pasi mund të thuhet se të gjithë kanë pritur së paku medaljen e bronztë nga Majlinda.

Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena. Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në Rio 2016, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, çka aktualisht nuk ia doli.

Related posts

HETIMI I UEFA-S/ Manchester City shpenzoi më shumë se 700 milionë euro, rimbursoi 4 herë më pak

Delo.autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

E ARDHMJA E SOLARIT DREJT FUNDIT/ Ja vendimi që merr klubi i Real Madridit për shkarkimin e trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment