Futboll

United vs. Tottenham & Chelsea vs. Southampton, hidhet shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

Janë shpallur datat e gjysmëfinaleve të FA Cup, me Manchester United që do të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Tottenham të shtunën më 21 prill.

Supersfida do të zhvillohet në orën 6:15 të pasdites, ndërsa ndeshja tjetër e Chelsea-t me Southampton është caktuar për t’u luajtur në orën 4 të pasdites më 22 prill.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Wembley, diçka që nuk i ka pëlqyer disa tifozëve pasi e shohin si avantazh për Tottenham, që aktualisht luan ndeshjet e Premier League aty derisa të përfundojnë punimet e stadiumit të ri.

Gjithsesi, FA ka vendosur të vazhdojë me planin e thurur që në fillim të sezonit, ku vendosi se gjysmëfinalet do të luhen në Wembley.

United do të ndeshet me WBA përpara supersfidës, ndërsa Tottenham do të luajë me Manchester City-n në Wembley ditën e shtunë.

Për Chelsea dhe Southampton, ndeshja do të zhvillohet tetë ditë pasi dy skuadrat do të jenë ndeshur në Premier League.

 

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Sulmuesi Saka dhuron spektakël dhe ndëshkon Tottenham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Roma rrezikon të humbasë tre lojtarë kyçë ndaj Barcelonën

Sadik.Autor

“Kondogbia është më i mirë se Pogba”, deklarata që bën Inter-in të fërkojë duart

Q.Autor

Leave a Comment