Futboll Kategoria Superiore

Titulli i hequr i Skënderbeut, ja kur pritet të merret vendimi nga KAS-i

Skënderbeu dhe FSHF u përballën më 22 janar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pas apelimit të klubit korçar kundër vendimit të Komisionit të Etikës, që iu hoqi bardhekuqve titullin e sezonit 2015-2016 me një vendim të datës 23 qershor 2017.

Skënderbeu u përfaqësua në Lozanë me presidentin Ardjan Takaj dhe juristin Lorin Burba, duke kërkuar që vendimi i Komisionit të Etikës të hidhej poshtë, pasi klubi nuk mund të gjykohej dy herë për të njëjtën çështje.

Mësohet se burime të sigurta pranë drejtuesve të Skënderbeut se deri në javën e ardhshme, KAS do të marrë vendim për këtë çështje. Pra, ose pritet të lërë në fuqi vendimin e Etikës, ose do ta zhbëjë atë.

Related posts

Swansea 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Kërkoi dënimin e SKËNDERBEUT/ Gazetari i njohur nuk kursen Dervishin: Mashtrues, injorant, debil…

Isa.Autor

YLLI “KUQEZI” LA PARA KOHE FUSHËN E LOJËS/ Barcelona tregon arsyen e zëvendësimit të Manajt (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment