Futboll Sport

SFIDA NDAJ KURBINASVE/ Nuk përmbahet trajneri i Kraiovës: Turp i madh nëse Laçi na eliminon

Trajneri i ri i Universitatea Kraiovës, Laurentiu Regekampf, ka deklaruar në prezantimin e parë se do të ishte turp nëse eliminoheshin sot nga Laçi.

“Nuk diskutohet që do të jetë ndeshje e vështirë. Lojtarët do të jenë të motivuar, për të harruar dy rezultatet e fundit. Ne duhet të kemi përqendrim dhe në këto dy ditë unë kam punuar për mentalitetin dhe psikologjinë e lojtarëve, që ata të kenë besimin e duhur.

Rezultati i ndeshjes së parë me Laçin nuk ishte i saktë, pasi ne patëm raste të mëdha dhe nuk shënuam. Do të ishte një turp i madh nëse nuk i kalonim shqiptarët.

Ne nuk mund të themi se do të fitojmë me siguri, por do të ishte një pikë e zezë për të gjithë ata që punojnë në Krajovë nëse eliminohemi”, deklaroi dje Regekampf.

Related posts

“Deja vu” Napoli-PSG/ Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

Emri më i lakuar për sulmin, Partizani në negociata me “BOMBERIN” shkodran

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ Gjuan RONALDO, shikoni ku përfundon topi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment