Bundesliga Futboll Sport

HUMBJA NË MIQËSORE NDAJ GLADBACH/ Trajneri Nagelsman: Është vetëm fillimi, mos prisni shumë

Ishte testin e parafundit para ndeshjes së parë zyrtare për sezonin e ri, Bajerni i Mynihut zhgënjeu sërish duke u mundur me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Gladbahut. Trajneri i kampionëve, Julian Nagelsman, u shpreh se skuadra e tij meritonte më shumë, sidomos në pjesën e parë.

“Bëmë më mirë në 45 minutat e para dhe për këtë arsye meritonim më shumë. Rezultati final është gënjeshtër, pasi skuadra meritoi më shumë”, tha 33-vjeçari. “Nuk arritëm të shënonim dhe në pjesën e dytë bëmë shumë ndryshime të cilat kundërshtari i shfrytëzoi.

Ashtu siç e shikuat edhe vetë në fund aktivizova shumë lojtarë të rinj. Kjo pasi dua që nga kjo fazë të shoh se kush vlen dhe kush jo. Presioni? Nuk ndiej presion, pasi ndodhem prej pak ditësh dhe nuk mund të bëj më shumë ashtu si dhe lojtarët të cilët vijnë nga pushimet. Tifozët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos presin shumë në këtë fazë nga skuadra.

Mendoj se kur të vijë koha ne do të jemi gati dhe do të tregojmë që edhe në këtë sezon të ri do të jemi skuadra për t’u mundur në kampionatin gjerman.

Do të kem një ekip të plotë vetëm ditën shtunë dhe vetëm atëherë do të nis të mendoj për taktikat dhe gjërat e tjera. Nga ndeshja e sotme (djeshme) mora sinjale të mira nga disa lojtarë, të cilët mendoj që do të jenë të rëndësishëm në të ardhmen”, përfundoi trajneri i Bajernit pas sfidës së djeshme në “Allianz Arena”.

Related posts

Zëvendësuesi i Astorit shënon gol ndaj Beneventos, shikoni si feston ai

Q.Autor

NJË KALENDAR LUKSI PËR TË KAPUR KREUN/ Ja 4 përballjet e radhës të Tiranës (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ MESSI dhuron një tjetër “MAGJI”, tifozët në delirë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment