Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Tottenham hidhet në sulm, gati 60 milionë euro për yllin e Serisë A…

Dusan Vlahovic është objektivi i parë i Tottenham për sulmin.

Sipas Telegraph, Spurs mund t’i paraqesin shumë shpejt një ofertë prej rreth 60 milionë euro Fiorentina-s.

Risia është se klubi anglez ka dëshirë ta marrë serbin pavarësisht nga shitja e mundshme e Harry Kane, duke parë se presidenti Daniel Levy do të bëjë gjithçka është e mundur për ta mbajtur.

Paratici shikon përsëri në Serinë A, pasi ka marrë Gollini-n dhe është në pritje për të marrë në Londër edhe Romero-n.

Operacioni tjetër është ai që ka lidhje me Simy, më ekonomik se Vlahovic, por qendërsulmuesi i Fiorentina-s është objektivi numër një.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Aaronson, Adamu ndëshkon “Bavarezët” (VIDEO)

Delo.autor

Neymar rrezikon 6-8 javë jashtë fushave

Q.Autor

“NDESHJA ISHTE E VUAJTUR…”/ Simeone shpjegon gjestin që bëri në festimin e golit ndaj Juves

Delo.autor

Leave a Comment