Futboll Ligue 1 Sport

MBIPOPULLIM NË PORTË/ PSG heq qafe njërin, e huazon në Premier. Tani pritet edhe tjetri

PSG nis të “çlirohet” nga mbipopullimi, sidomos në portë, aty ku së fundi mbërriti edhe Gigio Donnarumma…

I pari që është larguar zyrtarisht është Alphonse Areola. 28-vjeçari francez është huazuar tek West Ham, që këtë sezon garon edhe në Europa League.

“Çekiçët” kanë prezantuar “gardianin” me origjinë nga Filipinet, të cilin mund ta blejnë në fund të sezonit nëse binden nga cilësitë e tij.

Viti i dytë radhazi në Premier League për Areolën, i cili vjet sezonin e kaluar mbrojti portën e Fulham.

PSG pritet të largojë këto ditë edhe spanjollin Sergio Rico, duke lënë kështu Donnarumma dhe Navas, me ndoshta një portier të tretë të ri dhe jo të njohur.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Në 2021 zbarkon në “Camp Nou” zëvendësuesi i Messit…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas “ëndrrës” zikaltër

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan nuk përmbahet, hidhet në sulm për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment