Futboll Sport

U TRANSFERUA NË TURQI/ Ja paga që do të përfitojë mesfushori Bardhi tek Tuzlaspor…

Jurgen Bardhi ka finalizuar transferimin e tij në Turqi. Mesfushori 23-vjeçar e ka mbyllur aventurën te Partizani dhe ka firmosur me klubin e Tuzlaspor, që militon në Ligën e Dytë turke.

Sezonin e shkuar, skuadra e Tuzlasporit e mbylli pa shumë pretendime kampionatin, duke u renditur në mes të tabelës. Ndërsa këtë sezon, ekipi turk pretendon të luftojë për t’u ngjitur në elitë.

Bardhi qëndroi për 7 vite te Partizani dhe luajti plot 229 ndeshje, duke u bërë kështu lojtari i radhës i rëndësishëm që largohet nga “demat e kuq” me parametra zero…

“Panorama Sport” mëson se Bardhi ka firmosur një kontratë dy-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro në total për dy sezone.

Related posts

150 milionë lek për Skënderbeun apo 50 milionë për Laçin? Finalja e Kupës “vija e finishit”

Sadik.Autor

“KËRCËNON” PORTIERIN STRAKOSHA/ Pepe Reina: Do të luaj deri sa të…

Delo.autor

CHELSEA KTHEN EPËRSINË/ Shënon gol fantastik braziliani Willian (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment