Futboll Sport

Gati të marrë fund papunësia për Antonio Conten, ish-trajneri i Interit mund të bëhet me detyrë të re

Nuk ka stol për Antonio Konten këtë sezon? E atëherë, ish-trajnerin e Interit mund ta shohim në poltronët e një televizioni duke komentuar dhe analizuar. Ai mund të jetë tek “Sky Sport” për ta saktësuar.

Ky është informacioni që qarkullon në gazetën “Corriere dello Sport”, e cila flet për bisedime të avancuara mes gjigantit televiziv sportiv dhe trajnerit që shpalli kampion klubin zikaltër.

Do të komentonte Champions-in dhe do t’u drejtonte pyetje Alegrit, Inzagit, Guardiolës dhe Klopit. E imagjinoni vetë se çfarë spektakli do të ishte.

Megjithatë, ky mbetet gjithnjë Plani B, në rast se nuk do të vijë një kthesë e papritur dhe në tavolinën e ish-trajnerit të Juventusit mbërrin një ofertë joshëse për të drejtuar një klub.

Related posts

BENFICA HUMBET DI-MARIA PËR SFIDËN NDAJ BARÇËS/ Por Bruno Lage beson: Kemi treguar se dimë të fitojmë jashtë fushe

F.autor

DREJTUESIT E NAPOLIT UDHËTOJNË NË SPANJË/ Ja shifra që Real Madrid kërkon nga presidenti De Laurentis për James Rodriguez

Delo.autor

Largimi i Hysajt çështje orësh, Ançelotti gjen zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment