Futboll Ligue 1 Sport

SUPERKUPA E FRANCËS/ Nuk ka vend për Mbappe në listën e PSG-së, ja arsyeja…

PSG do të luajë nesër në orën 20:00 finalen e Superkupës Franceze kundër Lille. Ekipi parizien ka publikuar listën e të thirrurve pak minuta më parë, me mungesën kryesore të Kylian Mbapé, i cili ishte në dyshim deri në minutën e fundit, por në fund nuk është përfshirë nga trajneri Pochettino.

Ylli francez iu bashkua stërvitjes më shumë se një javë më parë, por duket se ende nuk mund të luajë një ndeshje zyrtare, teksa vijon përgatitjet parasezonale. Si Pochettino, ashtu edhe stafi mjekësor kanë vendosur të mos e thërrasin atë, me synimin për ta pasur 100% në debutimin e PSG në Ligue 1 kundër Troyes, më 7 gusht.

Përveç Mbappé, Sergio Ramos ka qenë një tjetër nga mungesat kryesore të PSG në listën e të thirrurve (përveç Neymar, Marquinhos, Di María dhe të gjithë ndërkombëtarëve që ende nuk janë kthyer nga pushimet e tyre). Debutimi i ndërkombëtarit spanjoll do të duhet të presë, megjithëse tashmë po stërvitet normalisht me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.

Related posts

MPOSHT DUELIN ME “DJAJTË E KUQ”/ Perez gati 90 milion euro për mesfushorin e Premier League…

Delo.autor

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

SHOKON MURINHO/ Si mund të flasë Unitedi për titull?

Isa.Autor

Leave a Comment