Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Serisë A kërkon të huazojë Armando Brojën

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, skuadra e Udinezes që militon në Serinë A, i ka kërkuar Çelësit, huazimin e Armando Brojës deri në qershor të vitit 2022.

Gazetari italian bën me dije se bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë, teksa pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e shqiptarit, që disa ditë më parë rinovoi kontratën me kampionët në fuqi të Champions-it.

Pas shkëlqimit me Vitesen në Holandë, në sezonin që sapo u mbyll, sulmuesi 19-vjeçar, pritet të huazohet në një kampionat më të fortë, për të fituar më shumë eksperiencë dhe për t’u konfirmuar si një bomber i klasit të lartë.

Related posts

ZBULOHET LISTA E PLOTË/ Nga Zambrotta tek Igli Tare, ja yjet që do të zbresin në “Air Albania”

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona arrin akordin me një 17-vjeçar, i vendos klauzolë lirimi… 400 milionë euro

Delo.autor

MERKATO NUK KA MBARUAR/ Por Ronaldo fokusohet tek Juventus, ja mesazhi i tij… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment